Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

0
295

Sot është e marte, 2 prill dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Ministria e Punëve të Brendshme mban takimin e parë koordinues për planin e veprimit të udhërrëfyesit rreth armëve të vogla dhe të lehta. (Ndërtesa kryesore e MPB-së, ora 09:00)

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) organizon konferencën “Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hotel “Sëiss Diamond” Prishtinë, salla Dyar, ora 09:30).

Mbahet tryezë diskutimi e Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë ku do të publikohet Analiza e Politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit. (Hotel ‘Emerald’, salla Strauss 1, ora 9:30)

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 10:00)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikon rezultatet e anketës vjetore “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës”. (Qendra e BE-së për Informim dhe Kulturë, ora 10:00)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, pret në takim Komisionarin e Lartë për Pakica Nacionale, ambasadorin Lamberto Zannier dhe kryesuesin e Misionit në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10.15)

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA, mban takim në Prizren, ku do të bëhet shkëmbimi i përvojave në mes nivelit qendror dhe lokal. (Ndërtesa e Komunës së Prizrenit, Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 11:00 – 14:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor diskuton lidhur me hidrocentralet dhe gurthyesit, ku është i ftuar ministri i MMPH-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Shoqata AUTIZMI shënon Ditën Botërore të Autizmit me moton “Të gjithë dallojmë, jo vetëm unë”. (Marshi nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” (ora 11.00) dhe vazhdon deri te Teatri Kombëtar i Kosovës)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë përkujtimore të 6- vjetorit të ndarjes nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, Ejup Runjeva. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, Kaçanik, ora 12:00)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, viziton fabrikën e përpunimit të mishit “Meka” në Dragash. (Ora 12:00, nisja bëhet në ora 10:00 nga objekti i ministrisë) Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë shënon muajin e vetëdijësimit mbi autizmin me moton “Autizmi është veçanti- jo kufizim”.(Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

Përkujtohen dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva me rastin e 38-vjetorit të rënies në ballë të demonstratave të vitit 1981. (Pllaka përkujtimore, afër objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, ora 12:00)

Organizata “ETEA” dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë manifestimin qendror me rastin e Ditës Botërore të Librit për Fëmijë dhe të Rinj. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” lagjja “Dardania” Prishtinë, ora 12:00).

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në Konferencën e Kuvendit të të Rinjve në Administratën Qendrore të Universitetit të Prishtinës. (Ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal diskuton ndarjen e granteve nga Ministria e zhvillimit rajonal për bizneset e udhëhequra nga gratë. (Kuvendi i Kosovës, salla N 10, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14.00)

Prezantohet studimi ‘Rinia e Kosovës’, financuar nga Fondacioni ‘Friedrich Ebert’ në Kosovë dhe realizuar nga Instituti i hulumtimeve IDRA. (Mensa ‘Ramiz Sadiku’ lagjja ‘Pejton’, ora 14.00)

Prezantohet libri ‘Layers of Time in the Urban Landscape: Visions of Socialist Urbanity in Mitrovica’ nga Pieter Troch dhe Thomas Janssens dhe mbahet debat publik ‘Trashëgimia e urbanizimit socialist në Kosovë’. (Modelariumi i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, ora 16.00)