Nis grumbullimi kuqezi në Varshavë, kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e parë nën urdhrat e Rejas

Kombëtarja e futbollit ka zhvilluar stërvitjen e parë në Varshavë, ku Shqipëria është grumbulluar për të përgatitur ndeshjen e të enjtes ndaj Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Meqë koha për të përgatitur këtë sfidë është e shkurtër, FSHF ka vendosur që Shqipëria të grumbullohet në Varshavë që në ditën e parë, në mënyrë që ekipi të ambientohej sa më shpejt. Kështu, afrimi i lojtarëve ka nisur që të premten në darkë dhe të shtunën, duke bërë që Reja të kishte që sot në dispozicion disa futbollistë të cilët kanë zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore .

FSHF bëri të ditur se ekipi ka kryer një seancë stërvitore në stadiumin e “Aktywna Warszawa”, ku futbollistët kuqezi do të vazhdojnë përgatitjet e tyre dhe në ditët në vijim. Programi i përfaqësueses vazhdon të hënën, me dy seanca stërvitore, ndërsa Reja pret të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion në atë të pasdites.

https://youtu.be/m1XQETWkDuM

Fokusi.info