Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për taksën ndaj produkteve serbe.

Siç ka njoftuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në sallë gjendet 106 deputetë.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është thirrur nga opozita.

Në seancë do të këtë debat parlamentar në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100% për mallrat nga Serbia.