Nisma: Vetëvendosje po tenton t’na i vjedh votat gjatë rinumërimit

Anëtari i Kryesisë së Nisma Socialdemokrate Endrit Zabërgja me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se VV-ja po tenton të vjedh vota të Nismës gjatë rinumërimit në QNR.

Zabërgja thotë se kjo po ndodh në pamundësi për tu grabitur mandatet e tyre dhe nga inati që kanë pas anulimit të votave të ardhura nga Serbia.

Postimi i plotë i tij:

Tinëzarët qyqarë të Vetëvendosjes, të cilët nuk po mund ta kontrollojnë mllefin që u shkaktua nga anulimi i votave SRPSKA, po e manifestojnë me sulme nga mbrapa sepse ju mungon guximi për ballafaqim direkt dhe me argumente.

Në pamundësi për të grabitur mandate, ata në QNR po synojn të vjedhin vota duke tentuar ti bëjnë votat tona të pavlefshme, përderisa rinumërimi është afër përfundimit.

Matrapazë hipokrit, kaq e patët për QNR, shihemi në përballjet tjera politike!