Nitaj: E çuditshme heshtja e Vjosa Osmanit ndaj letrës së Biden ku i kërkohet Serbisë njohja e Kosovës

Muharrem Nitaj i AAK’së thotë se ishin anëtarë të VV’së që bën siç tha, skandalet e kësaj fushate elektorale. Nitaj në Pressing thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së Presidentit, heshti kundrejt letrës së presidentit amerikan Joe Biden ku i kërkohet Serbisë njohja e Kosovës.

“Deklaratat për ambasadën e Kosovës në Jerusalem janë të papranueshme. Kam përshtypjen që ndoshta mund të cilësohen si skandale të kësaj fushate’, tha Nitaj.

“E kam përcjell me shumë vëmendje reagimin e njerëzve të politikës në Kosovë pas letrës që presidenti amerikan Biden i kishte dërguar presidentit të Serbisë ku kërkohej njohja e ndërjell e Kosovës dhe Serbisë ndër të tjera’, shtoi Nitaj.

“Nuk kam parë një deklarim publik të kandidates për presidente që është zonja Osmani dhe për mua është shumë e çuditshme një heshtje e tillë”, tha ai.