Një 11-vjeçar dërgohet i vdekur në emergjencën e Rahovecit, rasti hapet për hetime

Një fëmijë i moshës 11-vjeçare është dërguar pa shenja jetë në emergjencën e QKMF-së në Rahovec.

Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Rasti është hapur për hetime, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjarëve është dërguar për obduksion.

“Sot me date 24.12.2021 ne ora 16:45 nga emergjenca e QKMF Rahovec Stacioni policor -Rahovec është njoftuar se nga familjaret eshte sjellur nje femije i moshes 11 vjeqare pa shenja jete. Pas kontrollit nga mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Rastit iu është përgjigjur patrulla si dhe njësiti i hetimeve të SP Rahovec.

Per rastin eshte kontaktuar kryeprokuroi dhe hapet rasti Hetim i vdekjeje, ndersa trupi i pajetë me kerkese te familjareve dergohet ne institutin e mjeksisë ligjore per obduksin”, tha Gjurkaj.