Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, DASh: Duam implementim të marrëveshjeve të kaluara

0
92

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që të shohin progres në dialogun Kosovë-Serbi dhe impementim të marrëveshjeve të kaluara.

Price në një intervistë për “The Pavlovic Today” ka thënë se SHBA e mbështet plotësisht dialogun mes dy vendeve.

“Jemi të lumtur që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen nesër në Bruksel, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ne e mbështetim plotësisht dialogun. Është e rëndësishme që ne besojmë që dy palët ta përdorin këtë mundësi që t’i avancojnë diskutimet e tyre për normalizim. Është prioritet i yni. Ne duam të shohim progres dhe impementim të marrëveshjeve të kaluara”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë e tij vjen vetëm një ditë para takimit Kurti-Vuçiq.

Të dy, pritet që nesër të ulen në tryezën e bisedimeve nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, takim ky që vjen pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës më 31 korrik.