Një i vdekur nga COVID-19 dhe tetë raste të reja pozitive

Një rast i vdekjes është regjistruar në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Sipas raportimit nga Ministria e Shëndetësisë janë edhe tetë raste të reja pozitive me koronavirus.

Si të dyshuar për SARS Cov-2 janë testuar 1 mijë e 98 persona.

Ndërkaq gjatë kësaj kohe janë shëruar nëntë persona.