‘Kurti e bëri kurban Glaukun, Mustafa Vjosën’: Pëplasje mes AAK-VV në seancën e Kuvendit

Me pëprlasje të ashpra po vazhdon seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës, ku deputetja e AAK’së i ka kujtuar koalicionit qeverisës se si i bën kurban anëtarët e tyre.

Haxhiu në fjalimin e saj e ka quajtur Kurtin si një prej ‘më të eturve për pushtet ndër të tjerve’.

Tutje, ajo i ka kujtuar VV’së se si e quajtën Isa Mustafën nga ‘argat i Serbisë’ në ‘Profesor i nderuar’.

“Nëse aludohet që dy persona të ulen në një tavolinë në mënyrë arbitrare, të bisedojnë për shkarkimin kjo është fyerje për institucionin Bahtiri- pazare nuk bëjmë, a janë pazare këto zoti Bahtiri të gjithë zyrtarët ishin të bindur 100% për mos dorëheqjen e Glaukut, duke ndryshuar qasjen për Isa Mustafën nga argat i Serbisë në profesor i nderuar duke i gëlltitur fjalët dhe shkelur parimet, tashmë synon ekzektuivin kosovar, monark është Albini që me sjellje arrogante dhe fjalë të përtypura delegjitimoj marrëveshjen e tij, duke e bërë kurban Glaukun ashtu si e bëri ISa vjosën vetëm për tu bërë udhëheqës”, ka thënë ajo.

Haxhiut ia ka tërhequr vëmendjen disa herë drejtuesja e kësaj seance, Arbërie Nagavci, teksa deputetja e AAK’së i ka thënë vetëm ‘të ketë kujdes’./gazetametro.net