Prizren: Gjendet një burrë i vdekur në rrugë

Një burrë është gjetur i vdekur në një rrugë të Prizrenit.

Sipas raportit të policisë, viktima ishte i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.