Një person në Prishtinë e djeg shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Lebanë të Prishtinës, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij ku jetonte i vetëm.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 13:30.

“I dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij ku jeton i vetëm. Zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.