Një pjesë e Fushë-Kosovës mbetet pa ujë

0
196

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot ka njofton se është dëmtuar gypi i ujit të pijshëm në fshatin Bresje, e ku si pasojë e këtij dëmtimi, një pjesë e banorëve të Fushë-Kosovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

“Ju njoftojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pëlcitë tubi i ujit me diametër fi 250 mm por kësaj radhe në Bresje të Fushë Kosovës. Ekipet teknike janë në teren me të gjitha kapacitetet e e nevojshme për punë dhe po merren me sanimin. Pa ujë të pijshëm janë objektet e banimit duke filluar nga rrethi i Fushë Kosovës e deri në Bresje (rruga për Pejë). Se sa do zgjatë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit. Do ju mbajmë të informuar”, njofton KRU “Prishtina”.