Një punëtor në gjendje të rëndë në QKUK, u lëndua duke prerë dru

Lëndime të rënda trupore gjatë prerjes së drunjve me sharrë ka pësuar një person i gjinisë mashkullore sot në Podujevë. I njejti është dërguar për trajtim mjekësor në QKU.
“Një person gjatë prerjes së drunujve me sharrë ka marrë lëndime të rënda trupore. Është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në QKU. Rasti ka ndodhur sot në Podujevë”, tha një burim i besueshëm i Gazetës Express, brenda organeve të hetuesisë.
Policia po merret me rastin.