Një qytetar dhuron 1000 maska me emblemë të UÇK-së, kërkon nga kryeministri Kurti t’i pranojë

Një qytetar me emrin Arben Konjuhaj, i cili jeton jashtë vendit ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i pranojë 1000 maska me emblemë të UÇK-së, që siç ka shkruar ai janë më të mirë se aspiratorët nëpër spitale, shkruan Fokusi.info.

Ai thotë se këto maska me emblemë të UÇK-së ua filtrojnë ajrin dhe ua kthjellin trurin.

Sipas tij, virusi i urrejtjes ndaj UÇK-së është më i rrezikshëm se koronavirusi apo virusi Ebola.

Ai kërkon nga qeveritarët që t’i përdorin këto maska, e kur të shëroheni ua lëni qeverisë tjetër që po vjen se edhe aty ka njerëz që e urrejnë UÇK-në. /Fokusi.info/

Statusi i plotë: