Një vrasje e zbuluar pas 50 vjetëve. E pabesueshme – zbulohet nëpërmjet një filxhani kafeje

Gati 50 vjet më vonë, një nga rastet më të vjetra të vrasjes, del në dritë. Terrence Miller, 77 vjeç, u arrestua të mërkurën për vrasjen e Jody Loomis, 20 vjeç, në Uashington, në vitin 1972.

Loomis, e cila u zhduk më 23 gusht të atij viti, u pa për herë të fundit në biçikletën e saj, duke udhëtuar “në një kullotë ku edhe hipi mbi kalë”. Ajo u gjet në prag të vdekjes atë ditë nga Cathy Lenac, 18 vjeç dhe miku i saj “në një zonë shumë të pyllëzuar”.

Lëndimet e vajzës përfshinin sulme seksuale dhe një goditje në kokë. Ajo vdiq pasi çifti po e dërgonte në spital.

Gjurma e gjetur e lëngut të trupit në çizmen e vajzës ishte vendimtare për hetimin, çka udhëhoqi laboratorin e krimit të zhvillojë një profil të dyshuar të ADN-së në vitin 2008.

Por, rezultatet nuk erdhën ende deri në korrik 2018, ku hetuesit e Qarkut Snohomish dërguan profilin e paidentifikuar te “Parabon”, një laborator privat me bazë në Virginia që bën analizën e ADN-së duke përdorur gjenealogjinë gjenetike.

Në rastin e Loomis, “Parabon” ishte në gjendje të zhvillonte pemën familjare që ndihmoi hetuesit të identifikonin Millerin si të dyshuar.

Në gusht të vitit 2018, hetuesit e ndoqën Millerin në një kazino të Tulalip, ku arritën të merrnin një filxhan kafeje që kishte përdorur. Nga aty, u konfirmua ADN-ja e të dyshuarit një muaj më vonë.

Hetuesit vazhduan të ndjekin Millerin për të ndërtuar rastin e tyre deri në arrestimin e tij të mërkurën, njofton “Cbsnews”. /Panorama/