Një zjarr ka shpërthyer në një anije turistike (VIDEO)

Një zjarr ka shpërthyer në një anije turistike, të ankoruar në ishullin grek të Korfuzit, thanë zyrtarët e rojes bregdetare të premten.

51 anëtarët e ekuipazhit që ishin në bord janë mirë me shëndet, tha roja bregdetare.

Sipas agjensisë së lajmeve Associated Press në bordin e anijes nuk kishte udhëtarë në kohën kur ra zjarri./VOA