Nol Nushi tallet Kurtin: Në shkurt kur erdhi Albini në pushtet ishte -20 gradë, sot +36

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi është tallur për lëvdatat që i ka bërë Albin Kurti qeverisjes së tij 100 ditëshe.

Nushi ka postuar disa citate si tallje për lavdatat e Kurtit.

“Ne muajin shkurt kur morrem qeverine, gjetem vendin ne -20° Celcius kurse sot jemi +36° Celcius.Kete ua konfirmon edhe djali i presidentit historik Rugova”, ka shkruar ndër të tjera Nushi.

Postimi i plotë:

Albini duke shpjegu te arriturat e 100 diteshit:

“Ne muajin shkurt kur morrem qeverine, gjetem vendin ne -20° Celcius kurse sot jemi +36° Celcius.

Kete ua konfirmon edhe djali i presidentit historik Rugova”

“Kur erdhem ne shkurt, vendi yne nuk kishte qershia. Sot nen udheheqjen e ministrit Peci kemi jo vetem qershija por edhe bojlia”

“Kur erdhem ne pushtet, asnje pishine ne Kosove nuk punonte. Sot qytetaret po lahen lirshem dhe po bejne video duke kercyer ne stilin e dallendyshes se plagosur”

“Kryeministrat e kaluar e takonin Vucicin pa kerkuar ai falje, por sot Vucici me takon mua pa i kerkuar une falje”

E shume te arritura te tjera