Mitrovicë: Vetura godet motoçiklistin, dërgohet ugjent në spital

Një person ka mbetur i lënduar, pasi që derisa po voziste motoçikletën e tij një veturë e ka goditur duke i shkaktuar lëndime trupore.

Personi i lënduar është dërguar ugjent në Spitalin e Mitrovicës.

Raporti i plotë policor:

I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa lokale nga pakujdesia godet motorin të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pëson drejtuesi i motorit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.