Nuk do të bëni më tejkalime në kthesë pasi ta shihni këtë video

Parakalimet e gabuara në rrugë shpesh herë rezultojnë me pasoja të rënda deri në humbje jete.

Sipas ekspertëve rrugorë, parakalimet më të rrezikshme janë ato që behen në kthesë.

Së fundmi, një video e publikuar nga Daily Mail tregon momentin kur një dy të rinj që po udhëtojnë me motor e pësojnë keq teksa tentojnë të parakalojnë një rulo nga krahu i majtë i rrugës, pranë një kthese.

Teksa tentojnë të bëjnë parakalimin ata hyjnë në korsinë e kundërt dhe përplasen me një automjet që po vinte nga kahu tjetër i rrugës.

Siç shihet nga pamjet, të rinjtë nuk kanë pësuar lëndime serioze, por ajo që vlen të theksohet është që forma të tilla parakalimi janë tepër të rrezikshme dhe mund të rezultojnë fatale.

Aksidenti ka ndodhur në gadishullin e Krimeas në jug të Ukrainës.