Ende pa nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani, ka kërkuar pauzë për shkak të mungesës së deputetëve.
Ende pa nisur seanca për votimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 30-minutëshe.
Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka kërkuar pauzën për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në sallë ishin prezentë vetëm 40 deputetë, edhe pse seanca e jashtëzakonshme ishte ftuar me 61 nënshkrime, sipas LDK-së.
Pas gjashtë dështimeve, deputetët po tentojnë për të shtatën herë të votojnë në parim Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.