Sulmoi infermieren, arrestohet e mitura

Një vajzë e mitur është arrestuar dje në Gjakovë, pasi që ka sulmuar fizikisht në vendin e punës infermieren.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht në vendin e punës infermieren femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.