Nuk ndalet Rama, pas “Anti KÇK”-së, bëhet gati njësia tjetër speciale

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Amerikë ku ka takuar edhe gjatë vizitës së tij në SHBA ka takuar Mark Green, ambasadorin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Rama ka publikuar një foto me Green ku shkruan se një njësi e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion do të prezantohet në 17 shkurt:

“Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës”, shkruan Rama.