Numri i përgjithshëm me koronavirus për secilën komunë të Kosovës

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, momentalisht në Kosovë janë 236 raste aktive nga 978 raste sa janë konfirmuar deri tani.

Prej rasteve të konfirmuara, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 713 persona janë shëruar, kurse 29 të tjerë kanë vdekur.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njofton se nga marsi deri tani janë testuar 11 mijë e 585 mostra të dyshimta për COVID-19.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Më poshtë gjeni statistikat për coronavirus në secilën komunë të vendit.