Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 343.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,990 persona.