Nushi ironizon pak: Më mirë po e menaxhon pandeminë Sami Kurteshi sesa Arben Vitia

Sekretari organizativ i PSD’së, Nol Nushi, ka ironizuar me menaxhimin e pandemisë që po bën ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Nushi, përmes një postimi në Facebook tha se shpërndarjen e koronavirusit më shumë po e lufton Sami Kurteshi sesa Arben Vitia, duke iu referuar rastit të djeshëm që u raportua se Kurteshi sulmoi fizikisht një zyrtar të KQZ’së.

E për këtë rast është iniciuar edhe një rast në Policinë e Kosovës, ku kanë filluar hetimet ndaj Kurteshit.

Ai sot mohoi se e kishte sulmuar atë, por tha se vetëm e kishte shtyer pasi nuk kishte maskë.

‘’ Me fole te drejten, ma shume pe lufton shperndarjen e Covid Sami Kurteshi, sesa Arben Vitia.

Samia pak dhunshem, po bile po bon najsen’’, shkroi Nushi.