Vritet një 47-vjeçar në Shkodër

Një 47-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, në rrethana ende të panjohura.

Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende. Policia ka thënë se janë duke punuar për identifikimin e tyre.

“Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”, tha policia në njoftimin paraprak për mediat. /tvklan.al/