Nushi paralajmëron aksione tjera të PSD-së

Policia doli në vendngjarje e kreu hetime.
Por, deri pasditen e së dielës nuk i ftoi për intervistim aktivistët e socialdemokratëve, Nol Nushin dhe Zgjim Hysenin pas aksionit ndaj Ministrit të Financave Hekuran Murati.

Ky i fundit i kishte thënë organeve të rendit se nuk u lëndua, ndërkaq prokurori ka sugjeruar të bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore.

Nushi u befasua me veprimin e policisë pas aksionit të tij e Zgjim Hysenit.

“Kur i pash fotot që e kishin rrethu venin me ato crime scene, sepse nuk ka ndodhë asnjë krim dhe një intensitet shumë i lartë për një aksion simbolik që veç i kanë lodh kot policët se ne publikisht e kemi ba aktivitetin”tha ai.

Nushi thotë se pas aksionit morri mesazhe mbështetëse e edhe kërcënuese, një prej të cilëve e bëri publik.

“Jo nga frika sepse jam mësu me këso mesazhe veç dojsha me pa sesi reagon policia, sepse po e shohim kur po kërcënohet në Facebook një zyrtar i kësaj qeverie po rrethohen shtëpitë po arrestohen njerëz, ndërsa kur po kërcënohet opozita nuk po ka asnjë reagim” tha ai tutje.

Ai tha se që nga ky muaj do të ketë më shumë aksione të ngjashme, dhe se së shpejti do të shpalosin edhe programin e politikave sociale që do ta prezantojnë në çdo qytet.

Sipas Nushti opozita parlamentare është në gjumë dhe Kosova, përballë një qeverie, siç e quajti arrogante, ka nevoje për një opozitë aktive.