Nusja e Kosovës” triumfon në Kupën e Botës në Killington

Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e Valon Behramit ka zhvilluar një garë të jashtëzakonshme në garën e sllallomit të madh në Killington.

Ajo përfundoi e para në një garë shumë të fortë, duke shënuar fitoren e 35-të në karrierën e saj.

31 vjeçarja shënoi fitoren e saj të pestë në sllallomin e madh në Kupën e Botës dhe e para në gjashtë vitet e fundit.

Ajo mbizotëroi me 0,07 sekonda ndaj italianes Marta Bassino duke kombinuar kohët nga dy lëshime. Sara Hector e Suedisë , kampionia olimpike dhe liderja e garës së parë, përfundoi e treta. /IndeksOnline/