OBSH i jep dritën jeshile edhe një vaksine tjetër për përdorim kundër COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka aprovuar për përdorim emergjent në mbarë botën vaksinën kundër koronavirusit Janssen, e koorporatës mjekësore amerikane ‘Johnson & Johnson’.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë OBSH’ja në llogarinë zyrtare të tyre në ‘Twitter’, kurse ka thënë se është e para vaksinë që do jepët me vetëm një dozë, përcjell Gazeta Express.

“Vaksina # COVID19 nga Janssen është e para që renditet nga OBSH si vaksinë me një dozë të vetme, e cila duhet të lehtësojë logjistikën e vaksinimit në të gjitha vendet”, thuhet në cicërimë.

OBSH deri më tani ka renditur edhe vaksinat anti-Covid Pfizer / BioNTech, Astrazeneca-SK Bio dhe Serum të Indisë për përdorim urgjent.