Organet e sigurisë nga Kosova/Shqipëria arrestojnë një person që dyshohet se kreu vrasje me pagesë!

Organet e sigurisë nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë kanë realizuar një super-operacion i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi i cili dyshohet se kreu vrasje me pagesë në Kosovë. I njëjti, po ashtu dyshohet se kreu sulme me ekspozliv.

Indeksonline mëson se finalizimi i operacioni policor i koduar “Kalaja” rezultoi me prangosjen e të dyshuarit.

Kësisoj, Fast Kosova në bashkëpunim me Fast Albania, DVP Gjirokastër, Lezhë, Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja” kanë kapur të dyshuarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve.

Burime tona tregojnë se 41 vjeçari ishte i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe eksploziv.

Në kuadër të këtij operacioni i cili u zhvillua nga organet e sigurisë nga Kosova dhe Shqipëria, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, D.Gj. 41 vje, banues në Velilopjë – Shkodër.

Raportohet e ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Departamenti për Krime të Rënda me vendim 26/18, datë 06.07.2020, ka lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtës pa leje të armëve dhe municioneve luftarake shpërthyese”.