Kidnapohet dhe rrihet një person në Drenas

Një person dyshohet se është rrëmbyer dhe është rrahur gjatë pasdites të së shtunës në Drenas.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur derisa viktima po ecte rrugës, kur disa persona të panjohura, për arsye jo të ditura, e kanë futur në një veturë pa targa dhe e kanë rrahur.

Për shkak të lëndimeve të marra, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.