PZAP aprovon ankesën e dy kandidatëve të PDK-së, në Vushtrri do të rinumërohen 11 vendvotime

PZAP gjatë ditë së djeshme ka marrë vendim për rinumërim të shumë vendvotimeve gjithandej Kosovës pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Një vendim të tillë PZAP e ka marrë edhe për komunën e Vushtrrisë, duke pranuar ankesën e dy kandidatëve për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së, Mentor Ferizi dhe Basri Menxhiqi për rinumërim në disa vendvotime. Kjo ankesë e kandidatëve është bërë përmes avokatëve Berat Peci dhe Mirsad Peci.

Në bazë të vendimit të PZAP-së të siguruar nga Veriu.info, KQZ urdhërohet që të rinumërojë 11 vendvotime për të gjithë kandidatët për Asamble Komunale.