Osmani pranon se kanë dallime me Kurtin për taksën: Si çdo dallim tjetër, kjo do të zgjidhet shumë shpejt

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka thënë partnerët e koalicionit LV e LDK kanë një bashkëpunim shumë të mirë. Ndërsa ka shtuar se edhe dallimet që mund të kenë në modalitet do t’i diskutojnë sot për të marrë vendime të përbashkëta.

Këto deklarata kryetarja e Kuvendit i bëri gjatë vizitës në Pejë, kur u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se do ta heqë taksën pjesërisht ndaj produkteve serbe, përcjell Periskopi.

“Ne do ti diskutojmë këto çështje sot gjatë ditës bashkë me kryeministrin. Është tejet me rendësi që partnerët e koalicionit të ulen ti komentojnë detajet, të marrin vendime të përbashkëta. Pastaj do të deklarohemi zyrtarisht në momentin që marrim vendime të përbashkëta. Shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të koalicionit. Jam e bindur si gjithnjë deri më tani si çdo dallim që mund të jetë, do të zgjidhet shumë shpejt”, tha Osmani.