Osmani takon Kurtin, Konjufcën dhe Gërvallën, kjo është arsyeja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla.

Siç ka njoftuar Osmani, ky takim është në kuadër të takimeve koordinuese, të cilat ajo i mban çdo javë, transmeton Fokusi.info.

‘Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”, ka shkruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani./Fokusi.info/