OVL UÇK falënderon të gjithë kryetarët e degëve dhe donatorët tjerë që gjatë kësaj pandemie iu dolën në ndihmë veteranëve

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës të UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë kryetarët e degëve ku në këto ditë të vështira të pandemisë iu dolën në ndihmë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Ai po ashtu ka falënderuar të gjithë kryetarët e komunave,  si Bekim Jasharin i cili ka bërë një punë të mirë në Komunën e Skenderajt gjatë këtyre ditëve, si dhe humanistin Halil Kastratin, i cili nuk u ndal asnjë moment duke i ndihmuar një numër të madh të veteranëve.

OVL e UÇK-së falënderon të gjithë ata donatorë që ndihmuan veteranët, për derisa qeveria nuk iu doli në ndihmë për asnjë moment veteranëve, ka shkruar Gucati.

Statusi i plotë: