Pacolli e pranon: Nuk kam forcë politike, askush s’po më bën oferta për koalicion

Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli tha se deri më tani nuk ka biseduar me askënd dhe se askush nuk i ka ofruar ndonjë ofertë për të qenë pjesë e qeverisë, ku siç thotë ai nuk ka forcë politikë.

Pacolli në RTK, tha se nuk e ka ndërmend të shërbëhet koalicioni Nisma-AKR, përcjell Periskopi.

Ai shtoi se se LDK-VV i kanë mjaftueshëm votat dhe se nuk kanë nevojë për partitë tjera.

“Unë me asnjë lider nuk kam armiqësi, as me Kurtin unë kam ruajtur respektin unë edhe me Kurtin e ruaj respektin sa i përket bashkëpunimit politik nuk jam i sigurtë që do të ndodhë tani, sepse unë besoj që LDK-VV kanë mjaftë numra, dhe mjaftë me kanë të bashkëpunoj, unë me Nismen do të mbesim një zë opozitar” ne do të jemi së bashku nuk është duke na shtyrë askush të ndahemi. Unë nuk kam ofertë të tillë për të qenë në qeveri sepse unë nuk kam forcë të rëndësishme e cila do të ishte vitale për jetën e qytetarëve, tha Pacolli.