Pacolli: Të gjithë kosovarët në Irak janë mirë

0
216

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se të gjithë shtetasit kosovarë që ndodhen në Irak janë shëndosh e mirë.

“Shumë qytetarë të Kosovës punojnë në bazat ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak, përfshirë ato që kanë qenë shënjestër e sulmeve të mbrëmshme iraniane. Puna është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë kosovarët, por informatat e para janë që dhjetëra kosovarë punojnë në këto baza”, është shprehur Pacolli, transmeton Klan Kosova.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve dhe në të gjitha kapacitetet tona ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme”.

“Deri më tani të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë”.