Pacolli thotë se Mitrovica ka qenë dhe mbetet bastion i AKR-së

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, sot ka vizituar degën e AKR-së në Mitrovicë, ku ka zhvilluar takim me koordinatorin e degës, Nusret Qubreli dhe anëtarë tjerë të shumtë.

Para anëtarëve të degës, lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, shprehu falënderimin e tij për angazhimin dhe besimin që qytetarët mitrovicas po i japin AKR-së dhe vizionit të tij për zhvillimin e vendit.

“Dyert e AKR-së mbeten të hapura, për të gjithë atë që ia duan të mirën asaj, për të gjithë ata që me sinqeritet duan të punojnë me ne që bashkë t’i kthejmë dinjitetin qytetit të Mitrovicës”, ka deklaruar Presidenti Pacolli.

Pacolli tha se Mitrovica ka qenë dhe mbetet bastion i AKR-së.

Lideri i Aleancës Kosova e Re, në fund të këtij takimi ka falënderuar të gjithë anëtaret dhe simpatizantët e AKR-së dhe siguroi ata që ai do të jetë pranë tyre dhe kështu me përkrahjen e tyre dhe me një program zhvillimor koalicioni AKR-NISMA-PD do të dalë fitues në Mitrovicë.