Pallaska i reagon Kurtit: Tash e tutje mund të kemi zgjedhje vetëm kur sondazhet preferojnë partinë në pushtet

Rreth deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, për shtyrjeve të zgjedhjeve ka reaguar avokati, Dastid Pallaska, i cili ka thënë tash e tutje mund të kemi zgjedhje vetëm kur sondazhet preferojnë partisë në pushtet.

Pallaska përmes një postimi në facebook ka thënë se dallimi i vetëm ndërmjet zgjedhjeve qendrore të 14 shkurtit dhe zgjedhjeve lokale të 17 tetorit është rezultati i sondazheve të partisë në pushtet.

“Për këtë arsye, tash e tutje mund të kemi zgjedhje vetëm kur sondazhet preferojnë partinë në pushtet”, ka shkruar Pallaska ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

“Siç po shihet, zgjedhjet e 14 shkurtit mund të jenë historike edhe si zgjedhjet e fundit të lira në Kosovë.
Përndryshe, dallimi i vetëm ndërmjet zgjedhjeve qendrore të 14 shkurtit dhe zgjedhjeve lokale të 17 tetorit është rezultati i sondazheve të partisë në pushtet.

Për këtë arsye, tash e tutje mund të kemi zgjedhje vetëm kur sondazhet preferojnë partinë në pushtet”.

Ndryshe sot, Kurti ka deklaruar para mediave pas përfundimit të konsultimeve me presidenten, se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qendrore, duke u arsyetuar për kërkesën e VV’së për mbajtjen e zgjedhjeve në mesin e pandemisë vitin e kaluar. Ai po ashtu ka thënë se pritet një valë e re gjatë muajve që vijnë.