Pallaska: Po duan ta kriminalizojnë krejt UÇK-në

Avokati Dastid Pallaska ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.

Në aktakuzë përmendet “Grupi i përbashkët kriminal”, ndërsa Pallaska thotë se ky interpretim nënkupton diçka tjetër.

“Po duan ta kriminalizojnë krejt UÇK-së”, tha ai në T7.

“Kosova është produkt i një vepre penale. Dikush mund të pyet se çfarë do të ndodhë me shtetin pas kriminalizimit të përpjekjes së luftës çlirimtare”, shtoi ai.

Pallaska ka treguar se për çka akuzohet Thaçi.

“Si për të por edhe për mbrojtjen e tij, është hera e parë që akuzat për të cilat ai ngarkohet qe sa vjet, pothuajse nga vitit 2010, kanë kaluar nga rrafshi i thashethemeve dhe zhanrit të librave shkencoro-fantastik në një forum formal gjyqësor. Kjo është mundësia e parë që ato të trajtohen në një forum serioz, atë të gjykatës normalisht ku nuk do të duhej të mbijetonin thashethemet e tilla”, thotë Pallaska në T7.

‘Përmendja e akuzave për trafikim të organeve është shumë me rëndësi pasi që nga kjo seancë mbrojtja duhet të parashtrojë edhe kundërshtimet e veta procedurale sa i përket juridiksionit të kësaj gjykate. Kjo gjykatë ka lindur për vetëm një çështje të vetme, akuzat e Dick Marty”, tha Pallaska.

“Në aktakuzë pretendohet se e gjithë struktura e UÇK-së ishte anëtare e kësaj ndërmarrje të përbashkët kriminale. Aty përveçse përmendeshin disa me emra, ashtu përmendeshin ata të tjerët në bazë të pozitave të tyre”, tha ai.

Ai sqaroi pse mbrojtja citoi Joe Biden dhe Bob Dole.

“Në aktakuzë pretendohet se e gjithë struktura e UÇK-së ishte anëtare e kësaj ndërmarrje të përbashkët kriminale. Aty përveçse përmendeshin disa me emra, ashtu përmendeshin ata të tjerët në bazë të pozitave të tyre”, tha ai.