Palmer: Përcaktimi i kufijve është një e drejtë sovrane e shtetit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer.

“Përcaktimi i kufijve është një e drejtë sovrane. Kjo është diçka që Kosova e kontrollon dhe e vendosë. Nëse Kosova vendosë që si një çështje që i takon të drejtës sovrane ta diskutojë rregullimin e kufirit me Serbinë, atëherë kjo është e një zgjidhje e Kosovës. Ne e mbështesim procesin negociues në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka të bëjë me angazhimin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Kjo nënkupton se cilado marrëveshje duhet të jetë shumëdimensionle, pra do të ketë komponentët e vet politikë, do të ketë komponentën e sigurisë dhe nuk ka dyshime që do të ketë edhe komponentën e kulturës, ekonomisë e tregtisë.

Se a do të përfshijë kjo gjithashtu demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u takon palëve të pajtohen. Sa i përket SHBA-së, ajo dëshiron një proces i cili mbështet dhe është i mbështetshëm nga të dyja palët në bisedime”, ka deklaruar në mes të tjerave Palmer.