Pamje dhimbjeje, solidariteti e krenarie: Kamionët me ndihma nga Kosova, “pushtojnë” Shqipërinë mëmë (video)

“Rruga e Kombit”, përkatësisht drejtimi për në Shqipëri është mbushur që nga mëngjesi me kamionë nga Kosova.

Dhjetëra-qindra kamiona më ndihma të ndryshme kanë marrë udhën për Shqipëri ku brenda pak orëve pritet të arrijnë tek familjet e zonave të prekura nga tërmeti.

Ushqime, veshëmbathje, gjëra higjienike dhe gjithçka tjetër janë nisur nga qytete të ndryshme të Kosovës.