Pamje nga vendi i ngjarjes në Athinë, ku u vra një shqiptar dhe u plagosen dy persona tjerë

Një shqiptar ka mbetur i vdekur në Athinë pasi një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë një kafeneje në sheshin Nea Smyrni, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe dy të tjerë, raportojnë mediet greke.

Menjëherë pasi qëlloi mbi turmën, personi i maskuar është zhdukur me shpejtësi para syve të frikësuar të dhjetëra qytetarëve.

Autori i armatosur thuhet se ka qëlluar pesë plumba./euronews.al

https://youtu.be/4xXdfF8ejqA