Panik te banorët, tjetër tërmet godit Korçën

Mbrëmjen e sotme, një tjetër tërmet është regjistruar në orën 21:23 në qytetin e Korçës.

Me epiqendër 12 kilometra në jug-lindje të Korçës dhe një thellësi prej 2 kilometrash, tërmeti ka qenë i shkallës 3.7 rihter. Më i lehtë se ai i mëngjesit të sotëm, por ka ngjallur sërish panikun te qytetarët.

Tërmeti është ndjerë në Maliq, deri edhe në Pogradec, si dhe në disa fshatra të Maqedonisë, por nuk ka raportime për dëme.