U qëllua me kallashnikov në lëvizje, Gledis Kraja dyshohet të jetë vrarë nga miku i tij

Personi në foto është i ndjeri Gledis Kraja, 23-vjeçari i ekzekutuar me kallashnikov mbrëmjen e sotme në Shkodrës.

Ndërkohë që ka kaluar një orë nga ngjarja, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit të rëndë.

Policia dyshon se autori i ngjarjes është një mik i 23-vjeçarit dhe është vënë në kërkim të tij.

Mësohet se viktima ka qenë duke qarkulluar me një makinë tip “Ford” kur është qëlluar me armë.

Nuk u mbijeton dot plagëve, ndërron jetë në spital 23-vjeçari i plagosur në Shkodër

Raportohet të ketë ndërruar jetë në spital 23-vjeçari që u qëllua me kallashnikov mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Gledis Kraja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e plumbave të zbrazur ndaj tij në lagjen “Daniel Matlija” të Shkodrës.

Ende nuk dihen motivet përse është qëlluar i riu, si dhe personat që qëndrojnë pas ekzekutimit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjeç banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit. /shekulli/