Parashikimi i motit

Mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë kësaj jave, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezente edhe gjatë ditëve vijuese, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë, me ditët e fundit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Sipas Institutit hidrometeorologjik, kushtet biometeorologjike janë shumë të favorshme, sepse këto reshje kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e jetës, si në shëndet, mbushjen e liqeneve akumuluese, krijimin e rezervave të ujit për fushën e bujqësisë dhe gjithsesi ky mot ka ndikuar pozitivisht edhe në cilësinë e ajrit, pasi që parametri i presionit është nën vlerat e normales dhe prezenca e erës me intensitet të ndryshueshëm ishte kudo.