Pesë persona rrahen mes vete në Deçan

Pesë persona janë arrestuar në Deçan, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes vete.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, në rrugën “Luan Haradinaj”.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.