Vdes një foshnje në Pejë, policia nis hetimet

Një foshnje është dërguar sot pa shenja jete në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai shtoi se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Sot rreth orës 08:30, Policia është informuar se një foshnje është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet relevante dhe në konsultim me prokurorin e shtetit foshnja dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion dhe rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”, tha Rugova.