Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit të këtij instituti, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu.

“Të shtunen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.