Zyrtare: Ky është portieri më i mirë i Ligës së Kampionëve

Sot është duke u mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu ndarjes së çmimeve për edicionin e kaluar.

Alisson Becker është shpallur portieri më i mirë i edicionit të kaluar.

Braziliani ishte njëri prej futbollistëve kyç të Livrpooli në rrugëtimin drejt titullit në kompeticionin elitar evropian për klube.

Liverpooli në finale e kishte mposhtur Tottenhamin 2:0, derisa Alisson kishte bërë disa paraqitje të jashtëzakonshme në këtë ndeshje.